Duke pasur parasyshë koncpetin urban të një lagjeje të shëndosh në të gjitha aspektet e jetës në qytet, rrjedhimisht është dashur që ky koncept urban të plotësohet edhe me arkitekturë kompatibile.
Konceptualisht, e kemi kërkuar diellin dhe në secilin rast i kemi hapur dritaret për rreze, por duke ruajtur intimitetin e secilit. Gjeometria e pastër e projektit, ka mundësuar funksion të pastër e njëkohësisht edhe lëvizje të pastërta në “vallëzimin” e ndërtesës në kompleks.
Lokacioni për ndërtim është në zonën e qendrës së ngushtë të qytetit të Prishtinës, respektivisht:
Lokacioni është i i rrethuar në 3 anët me rrugë të kategorive të ndryshme. Sipërfaqja e parcelës e mbuluar me ndërtim është 25 %, kurse pjesa tjetër është bulevardi, parku, shetitoret dhe rekreacioni Të vetmet automjete që mund të hyjnë në kompleks janë ato të shërbimit emergjent. Furnizimi i lokaleve bëhet vetëm brenda orarit: 07:00 deri 09:00 dhe vetëm ditëve të punës Edhe kjo qasje është e rregulluar me access card/chip.
Koncepti i projektit për zhvillimin e projektit Prime Residence, është vazhdimësi e Axis Complex-it i cili është në ndërtim e sipër në kuader të bllokut fqinjë urban C3. Objektivi i parë në listën e prioriteteve e njëherit edhe i fundit, ka qenë formësimi i një lokacioni urban, të hapur, në të cilin banorët kanë siguri, përmbajtje komplementare të jetës në qendër të qytetit dhe hapësira të sigurta për fëmijë. Parametra vlerësues të këtij koncepti janë dhënë më poshtë:
Në tërë projektin, kemi aplikuar materiale të cilat hyjnë në kuadër të estetikës antropologjike: gurin, ujin, gjelbrimin e njëkohësisht kemi formësuar edhe një mikroklimë urbane e cila gjat verës do e freskoj ambientin (Uji dhe Gjelbrimi ) dhe gjat dimrit do e mbajë më ngroht (Drujt halor)
Në sektorin e galerisë kemi paraqitur pamje të projektit
Prime Residence